Shprehja “larg syve, larg zemrës”, mesa duket nuk vlen në çdo rast. Nada nga Tirana ka rrëfyer këtë të Shtunë për “Aldo Morning Show” se u dashurua me bashkëshortin e saj pas 23 vitesh martesë.
Ajo thotë se të gjitha ndjesitë e bukura i përjetoi vetëm kur u nda prej tij një periudhë.
Nada: Dashurinë e kam gjetur pas të 40-ave, nuk e dija vetëm se e lexoja nëpër romane. Nuk e dija ç’ishte dashuria.
Aldo: Ti ke bërë dasëm?
Nada: Po, kam bërë dasëm.
Aldo: Sa vjeç u martove ti?
Nada: 17 vjeç e gjysmë.
Aldo: Po një sekondë, dhe ti dashurinë e ke gjetur pas të 40-ave?
Nada: Pas të 40-ave!
Aldo: Po nga dasma te dashuria më mungojnë shumë vite.
Nada: Ja kështu lind, tak-fak! Të bëjnë sytë xixa, të dridhëron trupi, të rref zemra fort e thua çfarë më ndodhi vallë?!
Aldo: Mos ke tension mi?
Nada: Po dashurinë unë e kam gjetur prapë me burrin tim, pasi u ndamë. Atëherë e kuptova që isha vërtet e dashuruar me burrin tim. M’u shtua dashuria kur e kisha kilometra larg./tvklan.al