Një tjetër histori tradhtie u tregua në puntatën e radhës “1 herë mat”.
Dedektivja Shkënda Lili priti në zyrën e saj kësaj here një djalë që dyshonte se e fejuara e tij e tradhtonte.
Djali në fjalë prej vitesh jeton në Gjermani ku dhe zotëron një kompani të tijën dhe tregoi se po punonte shumë që ta merrte dhe të fejuarën me vete.
Klienti niset menjëherë nga Gjermania pas telefonatës së Shkënda Lilit, e cila i tregon fotot e shkrepura në zyrë.
Emigranti shqiptar nuk ruan dot qetësinë pas asaj që sheh: “Unë punoj si legen aty, ajo hipën në makina të shtrenjta. Nuk do iki në Gjermani derisa ta kap vetë, do vi me ty, vazhdo investigimin. Unë vetëm mos e kapsha atë djalin, do ta kap atë, kam 4 vite që punoj për të. Di unë se ça do t’i bëj, më kap me video. Vetëm mos i kapsha. Ia q**** unë familjen asaj,” tha klienti.
Ndërsa Shkënda u mundua ta qetësonte duke i thënë se investigimi do të vazhdojë por pa praninë e tij për shkak se është shumë gjaknxehtë.
Në ndjekjen e radhës që ekipi i Shkënda Lilit i bën objektivit, e shohin atë me të njëjtin person në makinën luksoze ku ulen në një lokal në Bllok.
Aty shihen dhe provat konkrete ku dyshja puthet e përqafohet. Reagimi i nervozuar i klientit u mundua të ndalohej nga Shkënda dhe moderatori Ervin Kurti.