Angazhimet e tipit koncerte së fundmi e kanë zhvendosur Luizin në Amerikë. Me këtë rast fituesi i “BBV” ka shfrytëzuar momentin dhe ka pasuruar “feed-in” e Instagramit të tij me një foto pranë një makine luksoze.
Ajo që ka tërhequr të gjithë vëmendjen ka qenë komenti i Kiarës e cila i shkruan: O lumadh patentën e ke lënë në shtëpi.
Akoma më surprizuese ishte përgjigja e këngëtarit, i cili i kthen: Të kam lënë edhe ty, por kjo nuk do të thotë gjë.
Me shaka pa shaka kjo përgjigje sikur e ka “acaruar” pak Kiarën nga emoji i nevrikosur që i ktheu.
Sakaq kujtojmë që Kiara prej ditësh ndodhej në Turqi, ku po merrej me xhirimet e emisionit të saj të ri që pritet të startojë së shpejti “Kepit të Tundimeve”.