Antonela Berisha merr dhuratën fantastike për ditëlindje, por i dashuri mungon….

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Antonela Berisha, e cila pak ditë më parë festoi 27 vjetorin e lindjes.

Vëmendjen e mori ngjyra e kuqe që ishte tematikë e festës, por Antonela mohoi që ngjyra të kishte lidhje me dashurinë.

Ish-konkurrentja e edicionit të parë të BBV pranoi se në festë kishte ftuar miq të zemrës, por i dashuri nuk ishte prezent.

“E lidhur jam, me ulje- me ngritje si të gjithë. Ka një problem se unë jam reale dhe i tregoj, kurse të tjerët s’ i tregojnë. Me ulje me ngritje, por jemi bashkë…. Edhe pse ai s’ ishte në festë”, zbuloi ajo.

E pyetur nga Bieta për dhuratën më të bukur, Antonela tregoi se ishte një çertifikatë e blerjes së një ylli që mbante emrin e saj ajo që i kishte pëlqyer më shumë. Megjithatë as vetë nuk e dinte se nga cili prej të ftuarve i kishte ardhur kjo dhuratë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME