Si një nga prezantueset më të vjetra të Mediaset, Maria De Filippi nuk mungoi në funeralin e Silvio Berlusconit.
Veshja me të bardha e De Filippi-t nuk kaloi pa u vënë re, mes zisë së mbi 10 mijë pjesëmarrësve. Po nuk ishte një zgjedhje e paqëllimshme.
E bardha është një ndër ngjyrat e preferuara të Berlusconit, i cili thoshte: “Vishuni me të bardha, sepse e zeza nuk e lejon dritën të kalojë”. Maria, si një mike e vjetër e tij e ka ditur mirë këtë.