Arbana dhe Eduarti do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë këtë të shtunë. Çfti dëshiron të ruajë privatësinë në maksimum, duke bërë për ta edhe një kërkesë të rëndësishme.
Kërkesa është theksuar edhe në ftesën që kanë marrë, në të cilën thuhet se duan të respektohet dita e tyre, pa postime, foto, video në rrjetet sociale.
“Ju lutemi, respektoni ditën tonë të bukur duke mos postuar foto dhe video në rrjetet sociale”, shkruhet në ftesë.
Çifti ka pajtuar edhe një skuadër sigurie për ta ruajtur gjithçka sa më private.