Arbana dhe Eduarti do të mbajnë mbrëmjen e të shtunës dasmën e shumëpritur për të cilën po flitet prej kaq shumë ditësh.
Çifti do festojnë në privatësi të plotë dhe i kanë kërkuar të ftuarve të mos publikojnë asnjë foto apo video.
Një nga të ftuarat do jetë sigurisht edhe mikesha e ngushtë e Arbanës, Xhemi, e cila ka mbërritur sot në Toskanë.
Arbana ka postuar një foto të Xhemit teksa në sfond shihet edhe ambienti ku do mbahet dasma ndërsa vajzat po diskutojnë detajet e fundit.