Kryebashkiaku i ri Benet Beci/ Shtyhet për të hënën marrja e detyrës, kërkesë e këshilltarëve PS –PSD

Marrja e detyrës së kryebashkiakut të ri të Shkodrës Benet Beci është shtyrë me tri ditë.Shkak është bërë një kërkesë e 29 këshilltarëve të PS-së dhe PSD-së, për ta shtyrë mbledhjen e planifikuar nga e premtja në të hënën.Në këto kushte, sipas ligjit, sekretari ka shtyrë mbledhjen e Këshillit Bashkiak në fillimin e javës së ardhshme.Sekretari i Këshillit Bashkiak Denis Lesha njofton mos zhvillimin e mbledhjes së parë të mandatit 2023-2027, të planifikuar ditën e Premte, datë 16 Qershor 2023, ora 11:30 dhe thirrjen e mbledhjes së tij të parë, ditën e Hënë datë 19 Qershor 2023, ora 11:00.Në pikat e rendit e para do të jetë ajo e Zgjedhjes së Komisionit të Mandateve, më pas ato të Miratimit të Mandateve dhe betimi i anëtarëve të këshillit, Zgjedhja e Kryetarit dhe Zëvëndës Kryetarëve të Këshillit, Shpallja Vlefshmërisë së Mandatit të Kryetarit të Bashkisë dhe Zgjedhja e Këshilltarëve. Në zgjedhjet e 14 majit, për herë të parë në bashkinë e Shkodrës fitoi një kandidat socialist. Benet Beci mposhti kundërshtarin e tij Bardh Spahia me një diferencë të thellë prej 11.727 votash.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...