Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në ceremoninë e shumë përfolur në Toskana, të Italisë, në një event tërësisht privat, ku mes familjes, miqve e kolegëve, sigurisht ka pasur mjaft emra të njohur të showbiz-it shqiptar, mes tyre edhe Ylli Limani.
Këngëtari, nga raportimet në mediat rozë gjatë javës, është një prej të zgjedhurve të ciftit për të performuar në festën e martesës së tyre, duke qenë se është një prej artistëve të preferuar të Arbanës dhe Eduartit, ndërkohë që me anë të një postimi pak minuta më parë në Instagram, ai ka bërë me dije se ceremonia ka përfunduar edhe ishte shumë e bukur.
Sigurisht, nuk ka ndarë dot asnjë moment të saj, duke ruajtur privatësinë e ciftit dhe pikërisht ky ka qenë “halli” më i madh i Yllit dhe i gjithë të ftuarve të tjerë nga kjo martesë, që nuk i është lejuar të ndajnë asgjë në rrjetet sociale. Në mungesë të kësaj, ai është mjaftuar duke postuar një foto të disa luleve nga ceremonia, si e vetmja gjë që mund të nxirrte.
Ta kuptojmë “hallin” Ylli, megjithatë mezi presim të shohim ceremoninë dhe sidomos ciftin duke i thënë “Po” njëri-tjetrit.