Manjola Nallbani shpërthen në lot nga letra e shpirtit të saj binjak

Këngëtarja Manjola Nallbani ka ardhur ndryshe këtë fundjavë në “S’e luan Topi”, duke bërë një rrëfim për karrierën e gjatë e të suksesshme në muzikë, dhe jo vetëm…

Artistja emocionohet teksa flet për njerëzit më të shtrenjtë. Letra nga njeriu i zemrës ose sikurse e konsideron ajo të bijën e saj Megi, e mbush me lot.

“Bija ime ka qenë pjesë e koncertit të parë recital që ua kam kushtuar vajzave, Megit edhe Sindit.

Megi është fiks ashtu siç e ka shprehur edhe në letër, shpirti im binjak. Dhe në momentin që e kam lindur kam kuptuar se deri në atë kohë sikur, jo vetëm që skisha jetuar, por që fillonte një jetë tjetër me të tjera përmasa. Sikur tani e gjithë bota dhe jeta ime ishte e përqëndruar te ky njeriu që ishte i vogël dhe më shikonte me sytë kaq.

Pastaj, gjatë gjithë jetës së saj, gjatë turneve edhe punëve të mija e kam pasur gjithmonë me vete. E kam bërë pjesë të jetës time, si Megin dhe Sindin. E kam bërë këtë sepse gjithmonë kam besuar se fëmijët nuk bëhen ashtu sikurse thotë prindi, domethënë ti duhet të bësh kështu, duhet të sillesh kështu. Fëmijët bëhen ashtu siç shikojnë, ashtu siç e jetojnë çdo ditë të jetës së tyre në familje, ashtu siç e shikojnë marrëdhënien mami me babin, motra me motrën. Natyrisht që nuk ka asgjë të përsosur në këtë jetë, as familje të përsosura, as mama, baballarë apo fëmijë të përsosur. Por me rëndësi është që ato gjëra thelbësore të karakterit së pari dhe ato gjëra thelbësore që e bëjnë një familje dhe marrëdhënien në një familje ti t’i kesh shumë të shenjta dhe të dish që për ato duhet të jetojë njeriu”- tha Nallbani. TCh

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME