Gazetari Andi Vrapi i ftuar në “Shqipëria Live”, ka treguar disa detaje të reja në lidhje me dasmën e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishaj në Toskanë, të shtunën e kaluar.
Ai tha se këngëtari Flor Mumajesi iu kishte dedikuar një këngë çiftit, ndërsa në lidhje me shpenzimet e të ftuarve për fluturimin dhe qëndrimin në Toskanë janë kujdestur vetë çifti.
“Arbana dhe Eduarti kanë mbështetur financimin e shpenzimeve të të ftuarve për fluturimin dhe qëndrimin në Toskanë.
Në dasëm ka qenë dhe këngëtari Ylli Limani, i cili ka kënduar këngën e preferuar të Arbanës.
Kanë qenë 4 shefa kuzhine me çmime ndërkombëtare të cilët gatuanin në kohë reale, detaj ky që nuk ka ndodhur në dasmat e VIP-ave të tjerë”, tha gazetari Andi Vrapi.