Dasma e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishaj që u mbajt këtë të shtunë në Toscana të Italisë ka marrë vëmendje maksimale në rrjete sociale e mediat rozë.
Edhe pse nuk mundëm ta shohim Arbanën nuse dhe Eduartin dhëndër,
detaje të ndryshme nga dasma janë shpërndarë nga personazhet VIP që ishin prezent në dasmë.
Sot, Arbana ka reaguar për herë të parë duke falenderuar ndjekësit e miqtë e saj për dashurinë që i kanë falur këto ditë speciale për ta.