Të udhëtosh është një nga pasionet që kushdo do të kishte dëshirë ta praktikonte. E vendet apo menyrat e të udhëtuarit atëhëre janë një tjetër zgjedhje që duhet menduar mirë pasi ka nga ato më komodet apop edhe të vecantat. Dhe me një mënyrë sa interesante dhe të vecantë ne jemi takuar në rrugën për në Lëpushe më ciftin Sylvie dhe Mchael. Të dy sëbashku kanë udhëtuar në vende të ndryshme të botës por e vecanta e tyre është se rrugëtimin e tyre e kanë bërë me gomerë. Në intervistën e dhënë për star plus ata na tregojnë detaje rreth tyre dhe kur kanë mbërritur në vendin tonë.
Sylvie Shoper: Unë jam nga Franca
Michael Rinderle: unë nga Gjermania
Sylvie Shoper: Ne kemi mberritur në Shqiperi prej dy muajsh dhe kemi hyrë nga ana greke .
Të pyetur se cfare mendojne per shqiperine dhe si u duket në syrin e tyre Michael shprehet:
Michael Rinderle: Ne na pëlqen shumë Shipëria e duam shumë atë.
Sylvie dhe Michael shuajnë kuriozitetin tonë dhe na tregojnë arsyen pse ata kanë vendosur të udhëtojnë me gomar dhe nje qenush te vogel.
Sylvie Shoper: Ne kemi udhëtura rreth Europës dhe une nuk kam qënë asnjëherë në Shqipëri më parë dhe dëshiroja ta eksploroja këtë vend .
Michael Rinderle: Une kam qënë rreth 5 vite më parë në Shqiperi me motocikleta dhe më ka pëlqyer,
Gjithashtu cifti nga Franca dhe Gjermani tregojnë edhe cilat jane qytetet dhe vendet qe keni vizituar ne Shqiperi .
Sylvie Shoper: Ne kemi mbërritur nga Greqia që kemi hyrë në Shqiepri nga Permeti më pas kemi vizituar Gramshin , Elbasanin Klosin, Thethin dhe tani jemi në Lëpushë.
Dhe vendet që atyr u kane pelqyre me shume ketu ne shqiperi janë….
Sylvie Shoper: Neve në shqiperi na pëlqejnë më shumë vendet që nuk ka shumë turistë për ne ajo është fantastike. Kur njerezit në ndonjë vend na thonë se këtu skanë ardhur kurrë turista neve na pëlqen shumë kjo gjë pasi e shijojmë të gjithë bukurinë e vendit për vete. Dhe kemi pasur një mikpritje shumë të ngrohtë këtu në Shqiperi dhe është një nga vendet më të perferuara për ne nga vendet që kemi vizituar deri më tani.
Sylvie tregon edhe motivin pse ajo vendosi të merrte edhe gomarin e saj me vete dhe qenin e saj të vogël.
Sylvie Shoper: Sepse është gomari im qe prej 15 vitesh tashmë e une doja të bëja nje udhetim të gjate dhe kisha frike se do të më merrte malli për të kështu që zgjodha të udhetoj sëbashku me te.
Sylvie Shoper: Kam zgjedhur këtë qenin e vogël pasi nuk mund të udhetoj dot me një qen të madh dhe ky lloj qeni është perfekt për të udhëtuar . Ajo ha sa një mace dhe kur është e lodhur fle në vendin e saj që i kemi krijuar.
Ndërkohë të pyetur për mendimin e tyre rreth njerëzve dhe ushqimit këtu në Shqipëri ata thonë….
Sylvie Shoper: Njerezit këtu janë shumë shumë miqesorë kudo që kemi qënë kemi takuar njerëz të buzëqeshur dhe që na kanë uruar mirëseardhjen. Por edhe ushqimi është shumë i mirë.
Michael Rinderle: Po neve na pelqen shumë
E sic ndodh zakonisht ata kanë edhe gjëra që nuk u kanë pëlqyre në vendin tonë.
Sylvie Shoper: Po por është një gjë që e kemi hasur edhe në shumë vende të tjera të cilat janë mbeturinat. Ky është një problem në shumë vende të Europës dhe jo vetëm në Shqipëri. Por kur ecim nëpër rrugë të ndryshme dhe shohim vende me grumbuj mbeturinash trishtohemi shumë.
Michael Rinderle: Ka shumë njerëz të papërgjegjshëm të cilët edhe pse kanë kosha për mbeturina ato i hedhin nëpër tokë e madje edhe në lumë dhe nuk e kuptoj pse ata e bejën këtë gjë.
Sylvie Shoper: Por nuk mund te themi se kjo gjë ndodh vetëm në Shqiperi por ndodh edhe në shumë vende të tjera.
Të pyetur nëse do ta vizitonin sërish Shqipërinë ata se në planin e tyre që duan të vizitojnë kanë edhe shumë vende të tjera.
Michael Rinderle: Jo se besoj sepse kam shumë vende të tjera në listë qe kemi deshirë të vizitojmë dhe jeta është shumë e shkurtër. Por do të flasim shumë tek miqt tanë për tua sugjeruar Shqipërinë .
Sylvie Shoper: Dhe mendoj se e kemi shijuar jo pak këtë vend pasi mendoj se kemi përshkuar rreth 550 km kështu qe e kemi shijuar mjaftueshëm.
Sylvie na tregon se ajo e ka nisur udhetimin nga Franca dhe nga atje ka ardhur me gomar ne Shqiperi.
Sylvie Shoper: Po udhetimi im ka nisur nga Franca pastaj në Zvicer, Itali jam ndalur në Rome pastaj Slloveni , Hungari, më pas kam takuar Michael rreth një vit e gjysëm më parë dhe e kemi vazhduar bashkë në Rumani, Bullgari dhe Greqin e tashmë në Shqipëri.
Të pyetur sesi i bëjnë rezervimet në vendet që shkonjnë, dhe cfarë u thonë per gomeret nese u duhet parking apo dicka e pershtatshme Sylvi shprehet se ata e duan shumë natyrën ndaj edhe jetojnë me të.
Sylvie Shoper: Ne jetojmë në natyrë kemi tendat tona dhe bëjmë kamping shkojmë një herë në muaj në lavazh për ti pastruar ato ndërsa në verë shkojmë dhe i lajme në lumë. Ne e shijojme shumq ndaj jetojmq nq natyrq dhe skemi nevojë për të bërë rezervime.
Në intervistën e dhënë për Star Plus Sylvi na tregon se ajo ka rreth dy muaj që gjendet në Shqipëri dhe se tashmë rrugëtimit të saj në vendin tonë I kishtë ardhur fundi.
Sylvie Shoper: 52 mendoj pak a shumë dhe sot është dita e fundit pasi tashmë jemi nisur për në Malin e Zi.
Pasi përfunduam intervistën me Sylvie dhe Michael përshëndetemi me ta duke na falenderuar dhe komplmentuar për Shqipërinë dhe shqiptarët pasi ata vetë po largoheshin me impresionet më të mira për vendin tonë.