Arbana Osmani ka publikuar bisedën që ka bërë më Ylli Limanin pas ceremonisë.
Këngëtari ka qenë pjesë e të ftuarve special në ditën e saj më të veçantë ku sigurisht dhe ka performuar.
Pasi gjithçka ka përfunduar këngëtari ka bërë një bisedë me moderatoren e cila është bërë publike tashmë për të gjithë.
Ceremonia ma e bukur nga të gjitha i shkruan Këngëtari.
Arbana e falenderon për këtë. E ngacmoja Eraldon se si do i beja një review të tmerrshme haha. Por ishte shumë e bukur. Ti dukeshe engjell dhe i binde të gjithë qe je engjell, por sje Arbana.
Nga ana tjetër, Osmani e falënderon Limanin që këndoi këngën e tyre të preferuar.