Nuk mori ftesë në dasmën e Arbana Osmanit, “shpërthen” Zhaklin Lekatari.
Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kurorëzojnë këtë fundjavë dashurinë e tyre në martesë. Por diç ka treguar çifti është një dasmë e vogël familjare me njerëzit e tyre më të afërt.
Kjo është arsyeja pse shumë personazhe publike mungojnë. Mes tyre edhe opinionistja e “Big Brother”, Zhaklina Lekatari.
E ftuar në “Më lër të flas”, Zhaklina u pyet se pse nuk ka marrë ftesë dhe u ngacmua nga Donaldi nëse është “seksizëm” që Arbëri është ftuar dhe ajo jo.
“Nuk është seksizëm. Ka të bëjë me marrëdhënie personale, të cilat ndoshta me Arbrin i kanë më të zhvilluara dhe me mua pak më të largëta.”- tha ajo.
E pyetur se nëse sonte i vjen një mesazh ‘Të harruam fare, merr avionin dhe hajde’, si do reagonte, Zhaklina tha:
“Jo, sepse kam angazhime këtë fundjavë dhe nuk mund të ndërpres angazhimet e mia që të marr avionin dhe të shkoj”.