Një video e fundit e aktores Arjola Demiri ka irrituar tej mase ndjekësit e saj.
Aktorja shfaqet në kishë, e veshur me një fustan të zi teksa kërcen me levizje provokuese këngën “Nasty” të Dafina Zeqirit.
Komentuesit nuk e kanë toleruar aspak këtë gjest të aktores.
“Kisha është shtëpia e Zotit. Ka norma dhe etikë në sjellje dhe veshje. Çfarë ka dashur të shprehi me këtë skenë”, shkruan një prej dhjetra kritikuesëve të aktores në këtë video.