Siç mund ta dini tashmë, Olta Gixhari ndodhet në Korçë së bashku me Luiz Ejllin, “rivalin” e saj gjatë “BBVIP” dhe gjithë kastin e shkëlqyer të aktorëve që do të jenê protagonistë në filmim “Në Kuadër të Dashurisë”, një prodhim i Top Channel që pritet të thyejë rekorde këtë vjeshtë.
Megjithatë, përtej “Kuadrit të Dashurisë” dhe sidomos përtej “kuadrit të lojës” në reality show, aktorja e njohur është parë të marrë shumê dashuri në rrugët e qytetit, nga një grup fansash shumë të veçantë.
Bëhet fjalë për një grup fëmijësh që me të mësuar vendodhjen e Oltës në Korçë janë mbledhur rreth saj, duke i dhuruar shumë përqafime.
Video-ja është postuar nga fanpage-t e aktores në rrjetet sociale dhe sigurisht ka komente mjaft pozitive.