Samir Mane: “Vetëm në New York ka 100 shqiptarë me mbi 100 mln Dollarë” (VIDEO)

Sipërmarrësi i njohur shqiptar Samir Mane ka deklaruar këtë të Enjte në një intervistë për Blendi Fevziun në “Opinion” se shqiptarët janë faktor në planet sa i takon biznesit.

Sipas Manes, vetëm në New York bazuar në statistika zyrtare, janë 100 shqiptarë me mbi 100 mln Dollarë pasuri.

-Ju keni udhëtuar shumë, mesa di keni kontakte me pjesën më të madhe të biznesmenëve shqiptarë në botë, a ka realisht shumë biznesmenë milionerë shqiptarë? Që merren me biznese të mëdha, jo me gjëra shumë të vogla.

Samir Mane: “Unë mendoj që ka shumë, që po bëhen shumë dhe janë në rrugën më të duhur. Shqiptarët në planet po “shpërthejnë”, po me aftësinë që kanë sigurisht.”

–Janë emigrantë që kanë ikur nga Shqipëria, apo janë fëmijë të emigrantëve të lindur e rritur andej?

Samir Mane: “Janë kryesisht brez emigrantësh që kanë ikur, natyrisht dhe të rinj që po punojnë dhe po integrohen në Perëndim. Zvicra është perfekt, Amerika është perfekt!”

-Ka shumë milionerë shqiptarë, fusni dhe shqiptarë të Kosovës besoj?

Samir Mane: “Padyshim Zvicra është një nga vendet ku shqiptarët kanë pasur shumë prosperitet, por sipas statistikave vetëm në New York mund të ketë 100 shqiptarë me mbi 100 mln dollarë.” tha ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME