Video e një vajze është bërë virale teksa ajo tregon arsyen e lindjes së motrës së saj më të vogël.
Vajza, e njohur në platformë si Keely, postoi klipin si homazh për ditëlindjen e motrës së saj dhe ka mbledhur afro 7 milionë shikime.
“Kam mbajtur një sekret për 25 vjet. Dhe mendoj se ka ardhur koha ta ndaj”, shkruhet në tekstin e videos që noa.al ju sjell më poshtë.
Keli e nis historinë e saj duke i kërkuar falje nënës, shkruan noa.al duke cituar NY Post.
“Më falni, më falni”, thotë ajo duke buzëqeshur dhe shtoi se “nuk i vjen keq sepse Sam është këtu”.
Ajo shpjegoi se kur ishte më e re, ajo dhe shoqja e saj më e mirë hynë në dhomën e gjumit të prindërve të saj dhe gjetën disa prezervativë në komodinë.
“Në komodinë kishte një pako”, tha Keli, e cila qeshi dhe vazhdoi se shoqja e saj më pas i shpjegoi se çfarë ishin në të vërtetë dhe për çfarë shërbenin. Në atë moment Keli rendi te një sirtar ku e ëma mbante gjilpëra.
“Ne hapëm disa vrima në atë pako – pranoi Kili dhe vetëm gjashtë muaj më vonë nëna bëri të ditur lajmin se ishte shtatzënë.
Mesa duket Keli ishte shumë e lumtur pasi nëna i tha se ishte shtatzënë. Por e ëma nuk e mori vesh kurrë deri tani si ndodhi shtatzënia, as se si vajza e saj e madhe ishte përgjegjëse për të.
Mirëpo, nuk dihet se si ka reaguar familja ndaj zbulimit të Keliy, por videoja virale mori shumë komente.
“Unë do ta çoja këtë sekret në varr,” tha me shaka një komentues.
“Nëse motra jote ndonjëherë zemërohet me ty, thjesht mund t’i thuash që ajo nuk do të ishte këtu pa ty,” shtoi një tjetër. /noa.al
@mama__kee @Sam Myrick I’m sort of responsible for your existence. #sister #fyp #sorrynotsorry