Në koncertin madhështor të Elvana Gjatës në stadiumin “Air Albania” vëmendjen e mori edhe një propozim për martesë që u bë viral në rrjetet sociale.
Dy protagonistët Denisi dhe Klaudia të ftuar në emisionin “Shqipëria Live” ditën e sotme treguan për herë të parë për eksperiencën e tyre të paharrueshme.
“Po mendoj se çfarë t’i bëj çfarë t’i bëj, pastaj pashë këtë datën e koncertit. Ka qenë një baner gjigand, dhe sapo doli kënga jonë, u hap baneri që thoshte “dua të martohem me ty”. Pastaj kur e hapa atë, Elvana ndaloi këngën, dhe pastaj nga emocionet, unë e mbaja unazën nga vetja ime,” tregoi Denisi.
Megjithatë Klaudia dhe Denisi janë njohur me njëri-tjetrin në një program në Top Channel. Një kompeticion dobësimi bëri bashkë Klaudian dhe Denisin që tani prej 3 vitesh janë të pandarë.