“Kam gjetur nusen, ju kam borxh llokume me arra”, historia e dashurisë që lindi në “Aldo Morning Show”

Dashamiri, një telefonues nga Tirana në “Aldo Morning Show” në Tv Klan është divorcuar nga bashkëshortja pas 33 vitesh martesë. Ai thotë se një prej shkaqeve ishte fakti se vetë është me arsim të lartë, ndërsa ish-gruaja me të mesëm. Megjithatë, për Dashamirin jeta ndryshoi 3 vite më parë pasi me një telefonatë në programin e mëngjesit, lindi historia e tij e tanishme e dashurisë.

Dashamir: Në emisionin tënd, para 3 vjetësh kam gjetur nusen nga Elbasani, nga “Aldo Morning Show” nga juve. Ju kam borxh llokume dhe llokume me arra po them.

Aldo: Çfarë thua ti? Jo ore jo, edhe me arra ë?

Dashamir: Edhe çudia më e madhe, kalamajtë e mi duan më shumë nusen tani që jam martuar se sa nënën e vet.

Aldo: Varet si e dredh ti plako.

Dashamir: Jo, nuk di ta dredh unë. Janë ca gjëra që vetëm nëna, nëna, po është edhe babai kryesor.

Aldo: Dakord. Ti vazhdon me atë nusen që ke gjetur këtu?

Dashamir: Po, vazhdoj. Kam një kënaqësi të jashtëzakonshme, kam një jetë tjetër. Pra nga emisioni jot kam gjetur nuse nga Elbasani./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME