Që pas daljes nga “Big Brother VIP”, Luizi është kthyer në një ndër artistët më të kërkuar të momentit. Ai është pothuajse gjithë kohës nëpër koncerte, si brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Në rrjet përflitet se këngëtari merr shifra marramendëse, mirëpo në një intervistë për Meriton Mjekiqin, ai ka treguar se merr vetëm një pjesë të fitimeve pasi pjesa tjetër i takon Top Channel-it, me të cilët ka një kontratë.
“Çdo ofertë që më vjen un ja dorëzoj Topit. Unë kam përqindjet e mia. Fitimet e mia i di, pastaj kontratat i mbyllin ata. Çmimet për koncertet i vendos tjetër kush për mua. Por, jam shumë i kënaqur”, është shprehur Luizi.