Mesazh i koduar apo rastësi? Numri 69 në kapelen e Almës së videos intime me Gjicin

Ofrimi i seksit oral nga Alma Kaçi kundrejt ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici në këmbim premtimit për fitimin e tenderit për menaxhimin e qenve endacakë të qytetit, prej disa ditësh është në qendrën e mediave.

Me interes të madh është pritur sot mbërritja në Gjykatën e Posaçme e Alma Kaçit dhe Safet Gjicit, të cilët do të njiheshin me masën e sigurisë pas arrestimit ditën e shtunë.

Por ndryshe nga ish-kryebashkiaku i Kukësit i cili zbriti nga makina në ambientet e brendshme të GJKKO, makina e policisë që shoqëronte Alma Kaçin ndaloi jashtë rrethimit të gjykatës, pikërisht aty ku kamerat dhe gazetarët kishin krijuar një barrikadë.

E shfaqur me zë dhe me figurë në videon e plotë erotike me Safet Gjicin, sot Alma Kaçi u mundua të mbulonte aq sa mundej fytyrën. Por mesa duket të jepte edhe një mesazh.

Në pamjet që bënë xhiron e të gjitha mediave kombëtare, vajza e videos intime ishte me flokë të mbledhura, me kapele dhe me syze, ndërsa me çantën që mbante në duar u përpoq të mbulonte fytyrën.

Por ajo që ra shumë në sy të imazhit të saj të jashtëm ishte numri “69” në kapelen e Alma Kaçit.

A donte Alma Kaçi të përcillte ndonjë mesazh të caktuar me kapelen apo përdorimi ishte i rastësishëm me qëllim kamuflimin ndaj objektivit të kamerave të vendosura në oborrin e gjykatës.

Nuk dihet nëse ky ishte një mesazh i drejtpërdrejt i saj për Safet Gjicin me të cilin u përball direkt në sallën e gjyqit (shih në foton më poshtë).

Apo nëse kapelja me numrin 69 është mesazh i koduar me tjetër domethënie.

Kjo mbetet për t’u parë nëse Alma Kaçi vendos të thyejë heshtjen ku të sqarojë se cili ishte motivi kryesor që e shtyu për të filmuar veten e saj dhe ish-kryebashkiakun në momente intime.

Safet Gjici u la në burg nga GJKKO, ndërsa Alma Kaçi me masën e sigurisë “arrest shtëpie”

51-vjeçari Safet Gjici akuzohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, neni 260 i Kodit Penal ku nëse do provohet akuza ai mund të dënohet me burgim nga nga 4 deri në 12 vjet.

40-vjeçarja Alma Kaçi akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë“, neni 245 i Kodit Penal ku nëse do provohet akuza ajo mund të dënohet me burgim nga 1 deri në 5 vjet.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...