‘Pse qurraviteni këtu në ekran, merrni 2000 euro për…’/ Ronaldo debat me blogeren

Debati me temë për “Paragjykimet femra-meshkuj”, është shoqëruar me debate të ashpra në “E Diell”. Ish-banori i Big Brother Vip 2, Ronaldo Sharka, u shpreh se shumë vajza dalin e ankohen se paragjykohen, ndërsa shumë deklarata i bëjnë pikërisht me qëllim që të përfliten dhe të rrisin aktivitetin e tyre në rrjete sociale.

Në një debat me Dea Vierin, ai tha se duhet të flasim për gratë që vërtetë vuajnë duke punuar, e jo figurat e rrjeteve sociale që paguhen me 2000 mijë euro për një postim.

“Pse qurraviteni këtu në ekran, kur merrni 2000 euro për një postim në Instagram. Ti prandaj del në televizor që të shahesh dhe prandaj bën ato deklarata. Që të të rritet aktiviteti në Instagram dhe të marrësh lekë. Pse na ankoheni kot? Na bëni sikur çfarë ka ndodhur.

Pse nuk dilet të flitet për gratë, për gratë që punojnë tani në mes të vapës në furrë buke, gratë që mbledhin jonxhë në fshat, po na hapën barkun mo Manush! Jo po shahemi, jo po na bullizojnë, po boll se na vdiqën!”, u shpreh Ronaldo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME