Një turist, i cili u filmua duke gdhendur emrat e tij dhe të dashurës të tij në Koloseun në Romë, ka ngjallur shumë zemërim në Itali.
Ministri italian i Kulturës, Gennaro Sangiuliano, thotë se turisti duhet të identifikohet dhe të ndëshkohet për veprimin e bërë. Sangiuliano e përshkroi veprimin e turistit si “të padenjë dhe një shenjë e pafytyrësisë së madhe”.
“Unë e konsideroj shumë serioze, të padenjë dhe një shenjë të paftyrësie të madhe që një turist prish një nga vendet më të famshme në botë, Koloseun, për të gdhendur emrin e tij dhe të fejuarës. Shpresoj që kushdo që e ka bërë këtë do të identifikohet dhe sanksionohet sipas ligjeve tona”, shkruan ministri Sangiuliano.
Nëse turisti kapet, ai rrezikon një gjobë prej 15,000 € dhe mund të dënohet me burg, sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA.
Pamjet e turistit janë shfaqur në internet, i cili shihet duke përdorur një sërë çelësash për të lënë shenjat e tij në ndërtesën, e cila është pothuajse 2000 vjeçare. Me të dashurën e tij në krah, ai shkruan “Ivan + Hayley 23” përpara se të kthehet dhe të buzëqeshë para kamerës./tvklan.al
Reputo gravissimo, indegno e segno di grande inciviltà, che un turista sfregi uno dei luoghi più celebri al mondo, il Colosseo, per incidere il nome della sua fidanzata. Spero che chi ha compiuto questo gesto venga individuato e sanzionato secondo le nostre leggi. pic.twitter.com/p8Jss1GWuY
— Gennaro Sangiuliano (@g_sangiuliano) June 26, 2023