Bashkëshortja e Elvis Pupës, Belina Pupa e ftuar në emisionin “Një gotë Rose” ka folur si asnjëherë më pare për dashurinë e saj ndaj artistit të mirënjohur, aktorit dhe humoristit Elvis Pupa.
Elvis Pupa prej kohësh ndodhen në Australi dhe u kthye në vendin tonë për tu bërë pjesë e “Big Brother Vip” eksperiencë kjo nga e cila mori shumë dashuri dhe përkrahje nga publiku.
Belina tha me të qeshur se edhe pse ishte nuse në Shijak është munduar të ruaj dialektin e Shkodrës vendlindjes së saj .
E pyetur se çfarë e tërhoqi te Visi ajo thotë se aktori ka një mentalitet shumë mendje hapur dhe mbështetës gjë që e ka bërë lidhjen e tyre 13- vjeçare çdo ditë e më të forte, tregon Belina.
“Ajo që më tërhoqi ishte karakteri i sinqertë që kishte ishte i hapur ne mentalitet dhe ja ku jemi sot pas 13 vitesh është e radhe të gjesh njerëz që nuk gjykojnë. Ajo që unë dashuroj tek Visi është se është shumë i qytetëruar dhe i edukuar. Marrëdhënia jone filloi që me telefonatën e pare u treguam vetvetja unë isha 25 vjeçe dhe Visi 32.Sekreti i marrëdhënies tonë është se kemi 0 sekrete. Jeta ime që kur njoha Elvisin ka ndryshuar shume”- shprehet bashkëshortja e Elvis Pupës