Arjola Shehu e ftuara e kësaj puntate e “Mos i bjer me Top” dhe Ronaldo Sharka bashkëprezantuesi i kishte përgatitur një kamer të fshehtë Erjola Doçit.
Ndërkohë që Ronaldon pyeste të ftuarën, se cila është ajo moderatore që zë hapësirën televizive kot, në mënyrë provokative, Arjola i është drejtuar Erjolës.
Ronaldo: Kush moderatorja që zë hapësirë televizive kot?
Arjola Shehu: I kam rënë njëherë në qafë Beniadës.
Erjola Doçi: Unë e dua sfidë, ose do futesh në pishinë ose do japësh përgjigje.
Arjola Shehu: Po ç’i ke këto pyetje Erjola nuk ia vlen. Jo për gjë po mund të thosha dhe ty. Të themi atë që është nuk je ti për ekran.
Arjola e prishi shakanë duke treguar se ishte një kamer e fshehtë pasi e pa që Erjola u mërzit.