Puthet e përqafohet me një burrë të madh në moshë/ E ëma vë duart në kokë kur sheh që vajza e mitur i futet në makinë: E njoh, ai është…

Në emisionin “1 herë mat” në E Diell këtë herë u trajtua çështja e një nëne që ishte e shqetësuar për vajzën e saj.

Klientja përballë dedektives Shkënda Lili tha se e ka vajzën në shkollë të mesme dhe se nuk i pëlqejnë lëvizjet e saj.

“Dyshoj se ka marrë rrugë të keqe. Kur i hap telefonin shoh lloj lloj fotografish me atë shoqen dhe kjo gjë nuk më pëlqen. S’bën vaki të ma japë vetë telefonin por kur e pashë një ditë rastësisht u tmerrova. Kthehet vonë në shtëpi, ose nesër në mëngjes dhe thotë kam qenë gjithë natën te shoqja,” tha klientja.

Menjëherë fillon investigimi dhe zbulohen detaje të reja ku nxënësja e gjimnazit duket duke pirë birra dhe konsumuar duhan me shoqërinë e saj.

Në ditën tjetër të investigimit, ajo hipën në makinën e shoqes dhe takohen në autostradë me një makinë tjetër të ndaluar.

Vajza del nga makina dhe puthet e përqafohet me një person që është në dukje goxha më i madh në moshë. Futet në makinë me të.

Kur e ëma përballet me fotot e investigimit, nuk u beson syve: Uaa po me këtë burr çfarë do se këtë e kemi në lagje. Ky është dhe i martuar, e njoh mirë. Nuk ka mundësi që goca ime të jetë me këtë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME