I thashë që jam biznesmen, fitoj 800 mijë lekë në muaj, djali rrëfen si e genjeu vajzën korçare

Ramiz Debreshi, 24 vjeçari me origjinë nga Dibra, por që ka jetuar në Durrës së bashku me prindërit ishte protagonisti i rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare. Prej disa kohësh i riu jeton me të dashurën në qytetin e Korçës. Ai ka ardhur të rrëfejë historinë e tij të dashurisë me Katerinën të cilën për shkak të disa gabimeve që ka bërë e ka zhgënjyer shumë.

“Unë në vitin 2016 punoja si agjent shitjesh për produkte ushqimore dhe në një dyqan përballë shkollës, shikoj një vajzë që më la shumë përshtypje. Pas 2 javësh kthehem në Korçë dhe pashë të njejtën vajzë prap. Thashë do interesohem dhe gjej një person që e njihte atë vajzë.

E marr në kafe dhe pa i rënë në sy i them shiko kjo vajza nuk më duket

Më pas vvajzë e mirë, ai më tha e ke shumë gabim, është një vajzë shumë e mirë dhe është nga një fshat i quajtur Zvirinë. Në atë moment e kuptova që ishte nga Zvirina dhe do e dija se ku do e prisja e ku do e shihja. Ajo shkonte vazhdimisht në shkollë me biçikletë dhe i them që e di që biçikleta jote nuk ka frena, por bëj si të bësh ndalo dhe të flasim pak. Ajo ma kthen duke thënë nuk kam asnjë interes nga biseda jote.

Më pas vazhdoja tentativat e mia derisa e takova dhe e binda që të pinim një kafe tek Pazari i Korçës. I tregova për familjen dhe vazhduam të takoheshim më shpesh. Unë fillova të frekuentoja Korçën më shpesh dhe dilja me Katerinën, derisa arritëm në atë konkluzionin që ne vërtet po ndjenim diçka për njëri-tjetrin.

Në një nga takimet tona ka qenë edhe një përqafim i joni. E kam puthur për herë të parë në ballë sepse në ballë puthen princeshat. Në përqafimin e parë që i dhashë ndodhi një gabim. Nuk isha i drejtë dhe e kam mashtruar. Unë doja të dukesha dhe i them që ky biznesi që punoj nuk jam i punësuar por është biznesi im. I them që të ardhurat e mia janë rreth 800 mijë lekë të vjetra, ndërkohë që unë kisha një rrogë 400 mijë lekë të vjetra. Këto fjalë nuk i interesonin Katerinës. Vazhduam një lidhje normale për 3 vite dhe pa problematika të mëdha së bashku dhe në disa pjesë fillova ta gënjeja prap, është shprehur Ramizi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME