Sapo ishte kthyer nga marketi, 63-vjeçari tmerrohet kur gjen të fshehur gjarpin brenda qeses me brokoli

Një burrë në Mbretërinë e Bashkuar përjetoi tmerrin kur hapi një qese me brokoli në frigoriferin e tij dhe gjeti një gjarpër të gjallë brenda saj.

63-vjeçari, Neville Linton tha se gjarpri ishte i aftë për një kafshim të rrezikshëm. Ai tregoi se bleu brokoli në një nga supermarketet në West Midlands, MB, më 2 qershor.

E futi në frigorifer dhe më pas ishte gati ta ziente derisa pa gjarprin të fshehur brenda brokolit.

Linton deklaroi se ka frikë nga gjarpërinjtë, ndaj të afërmit e tij nxituan për ta ndihmuar me zvarranikun.

“Ishte mjaft e frikshme. Me gjarpërinjtë nuk i kam punët mirë. Mirë që nuk e lashë brokolin jashtë në kuzhinë, përndryshe do të kishte ikur nëpër shtëpi. Ky do të ishte një rrezik i madh për ne, sepse ne jemi dy njerëz shumë vulnerabël që jetojmë këtu.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...