Burrnesha e bjeshkëve: Ishim familje e madhe, sot me rëndon vetmia

Nën hijen e maleve mbresëlënëse shqiptare, Lepashe, Gjystina Grishaj, ka vendosur të jetojë vetëm si burrneshe në një luginë të largët në veri të Shqipërisë. Prej afro tre dekadash ajo pret dru, drejton traktorë dhe kujdeset për bagëtinë, duke u bërë në këtë mënyrë “shtylla” e familjes.

Grishaj është ndër të fundit nga “virgjëreshat e betuara” të Shqipërisë, një traditë e lashtë, që e detyron atë të heqë dorë nga marrëdhëniet seksuale, jetën bashkëshortore dhe prindërimin, në këmbim të së drejtës për të jetuar dhe punuar si burrë në shoqërinë thellësisht patriarkale.

Për atë ky vendim ishte i lehtë. Me babain e saj të sëmurë dhe vëllain e madh që ishte larguar nga jeta, ajo përqafoi identitetin si “burrnesha” e shtëpisë. Mirëpo tani ajo ka mbetur vetëm.

“Vendosa të punoj si burrë për të ndihmuar në arsimimin e vëllezërve dhe motrave të mi dhe mjekimin e babait tim. Mirëpo pas gjithë sakrificave që kam bërë për familjen time, është vetmia që më rëndon. Kanë qenë gjithmonë shumë prej nesh që jetonim në këtë shtëpi të madhe, e cila tani është e zhytur në heshtje. Unë jam i pushtuar nga pikëllimi.”

Të qenit një virgjëreshë e betuar i mundësoi asaj të “shpëtonte” nga martesa, pa turpëruar familjen e saj.

Ajo mbante flokët e saj të shkurtra dhe pantallona të gjata teksa ishte në gjendje të pinte raki në kafene me burrat. Ajo kishte fjalën e fundit për vendimet kryesore në shtëpi.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME