Shkrimtarja Vera Bekteshi ka rrëfyer sonte në “Opinion” në Tv Klan se ka rënë dhe vetë pre e fletë-rrufeve në kohën e komunizmit.
Këto të fundit ishin letra të mëdha që afishoheshin zakonisht në mur apo trungje pemësh dhe ‘shënjestronin’ persona të caktuar duke i akuzuar për shkelje të normave.
Bekteshi thotë se në fakt gjëja e vetme që ajo kishte bërë ishte se vishej si europiane, por gjithsesi pa e tepruar. Spartak Ngjela shtoi se kjo nuk ishte arsyeja e vërtetë në fakt, pasi sipas tij ata që i përgatisnin fletë-rrufetë Verës ishin djem që ajo i kishte refuzuar dhe e bënin një gjë të tillë në formë hakmarrjeje.
Vera Bekteshi: Fletërrufeja për pamjen e jashtme, si evropiane!
Spartak Ngjela: Një shok i yt ta ka bërë, i ngushtë…
Vera Bekteshi: Po e di mo e di, nuk do e them se kush…
Spartak Ngjela: Jo po që ta dish, memorien e kam…
Vera Bekteshi: Ditën që unë kam shkuar në fakultet, viti i 3-të kam qenë me këtë fustan dhe këto flokë. Ka ndonjë tepri?!
Fotoja e Vera Bekteshit në atë kohë:
-Me normën e komunizmit?
Vera Bekteshi: Po pra.
-Dukesh si priftëreshë katolike, edhe mund të haje më shumë.
Spartak Ngjela: Ka një gjë që nuk do ta tregojë ajo. Shumica ishin ata që i kishte refuzuar kjo se ishte femër e nivelit të lartë
(Vera Bekteshi qesh)
-Kishin xhelozi?
Spartak Ngjela: Refuzim more, hakmarrje!
-Shokët e klasës i bëjnë fletë-rrufe një vajze sepse ajo nuk ua varte, një histori tipike!
Vera Bekteshi: Pamja ime ishte evropiane, flokët e verdha, e gjatë e hollë. Nuk i kisha të shkurtra, por normal. Fletë-rrufeja qëndroi 4 muaj, kisha me qindra. Mendoj se kishte një porosi./tvklan.al