Arratisja 10 orë me not nga Liqeni i Shkodrës/ Historia e Shaban Tamalarit: Si më arrestuan në ujërat malazeze!

Ishte 34 vjeç kur mori guximin që të arratisej me not përmes liqenit të Shkodrës për të kaluar në Mal të Zi. Është kjo historia e 71 vjeçarit Shaban Tamalari, i cili në gusht të vitit 1986 u nis nga Vija e Vrakës, herët në mëngjes duke bërë 10 orë not.

Por aventura e tij do të ndërpritej në mes kur një ushtar i ish postës kufitare në Zogaj do ta pikaste atë.Në postën e fshatit Zogaj ku ai qëndroi për disa orë, hetuesit e morën në pyetje se cila ishte arsyeja që donte të arratisej, por jo vetëm kaq, ai do të goditej në mënyrë barbare nga ushtarët e postës.

Në fund, për këtë do të dënohej me 12 vite burg, me akuzën për tradhti ndaj atdheut.Në burgun e Qafë Barit, ai merr vendimin të vetëflijohet, por e shpëtojnë shokët e dhomës. Ai bën 4 vite burg nga 12 gjithsej, sepse lirohet në vitin 1991 me ndryshimin e sistemit. Sot pas 37 vitesh Shaban Tamalari, rikthehet në vendin ku u arrestua në postën e Zogajve dhe ende për të janë të freskëta torturat dhe vuajtjet që i kanë lënë pas shumë trauma.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME