Këtë herë në rubrikën “Një herë mat” tek E Diell ka ardhur rasti i një vajze e cila dyshon se i dashuri i saj e tradhton me pronaren e një agjencie turistike.
Vajza tregon për detektiven Shkënda Lila se i dashuri i saj që ka tre vite e lidhur dy muajt e fundit sipas saj ai është bërë shumë i ftohtë, nuk e takon. Dikur i bënte shumë dhurata dhe surpriza por tani nuk i bën asnjë gjë. Ajo shprehet se e ka një piste në lidhje me tradhtinë e partnerit dhe kërkon që Shkënda Lili ta vërtetojë nëse ajo që dyshon është e vërtetë. Ajo ka treguar se i dashuri i saj është i martuar gjë që ka shkaktuar habi tek detektivja private.
Vajza: I dashuri im është i martuar.
Shkënda Lili: Më fal dhe një herë, i dashuri jot është i martuar?
Vajza: Është i martuar por e lemë fare këtë pjesë se nuk më intereson. Unë di që ka një grua, ka një familje që kur jam njohur dhe nuk më intereson kjo pjesë. Po më tradhton me një tjetër dhe dua ta zbuloj këtë gjë.
Shkënda Lili: Domethënë i dashuri jot, ka një grua, të ka ty dhe një tjetër sipas jush?
Vajza: Po dyshoj se ai po më tradhton me një tjetër dhe ajo ka një agjenci udhëtimi. I kam lexuar mesazhet në telefon, pavarësisht se justifikohet.
Vajza që do të zbulojë tradhtinë e të dashurit tregon se ai ka një biznes shitblerje makinash dhe i ka premtuar se do i hapte një qendër estetike. Sipas saj nuk e ka mbajtur premtimin e tij dhe se lekët po ia ha e dashura tjetër. Ajo shprehet se po sakrifikon, po rri me të, bën gjithçka për të dhe për një muaj njohje, ia tjetra lekët. Prandaj dëshiron që ta zbulojë sa më parë këtë tradhti.
Shkënda Lili: Dhe ti ke këtë problem, se nuk është problemi që të tradhton, është problemi se po të merr ato…