Në puntatën e kësaj të diele të emisionit “1 herë mat” u trajtua një rast i veçantë. Një kliente u paraqit në zyrën e dedektives Shkënda Lili, dhe tha se dyshon se e tradhton i dashuri me të cilin ka 3 vite i lidhur.
Por i dashuri i saj, ishte dhe i martuar. “Po më ikën truri Shkënda, mendoj se më tradhton i dashuri, kam 3 vite me të dhe këto 2 muajt e fundit është bërë shumë i ftohtë. As surpriza asgjë. Kam një pistë.
Dua të më zbulosh të vërtetën. I dashuri im është i martuar, po s’më intereson kjo pjesë, se unë e di që kur jam njohur. Por tani po më tradhton me një tjetër.
Ajo tjetra po më merr lekët, unë kam 3 vite që sakrifikoj, rri pas tij, tani vjen ajo tjetra të më marrë të gjitha lekët për 1 muaj, nuk duroj dot unë,” tha klientja.