Në puntatën e kësaj të diele të emisionit “1 herë mat” u trajtua një rast i veçantë. Një kliente u paraqit në zyrën e dedektives Shkënda Lili, dhe tha se dyshon se e tradhton i dashuri me të cilin ka 3 vite i lidhur.
Por i dashuri i saj, ishte dhe i martuar. Dhe tani ai ka një të dashur të re, sipas klientes, e cila po merr të gjitha përfitimet nga biznesmeni.
Pas nisjes së investigimit, objektivi u kap dy herë në kafe me të dyshuarën, por përveç takimeve të përzemërta nuk pati puthje.
Me këtë nuk pajtohej klientja e cila kërkonte që ai të kapej mat.
“Unë gruan e fëmijët e tij i kam pranuar, por të ketë tjetër, nuk e toleroj. Unë po humbas qendrën estetike, e kupton? Nesër do hanë një darkë se kam kapur mesazhin, duhet t’i kapësh mat.
Pasi shkojnë në darkën që kishin planifikuar, objektivi dhe e dyshuara shkëmbejnë përqafime dhe prekje pasionante. Klientja nuk duron dot dhe del nga makina për t’u ballafaquar.
“Si ma bëre këtë, unë kam ndejtur 3 vite pas teje, dhe ti më bën këtë”
“Qetësohu, do t’i sqarojmë në një moment tjetër gjërat”
“Jo, sonte do t’i sqarojmë të gjitha”.
I dashuri i saj hipën në makinë dhe largohet me të dashurën e re.