Krist Aliaj tallet keq me Luizin, pas sherrit me Dea Mishel: Jam në mendjen tënde në orët e vona duke q…

Ndoshta “drama” mes Luizit dhe Deas mbaroi ditën e djeshme, të paktën mes dy protagonistëve, por kjo nuk do të thotë që të tjerë “aktore” nuk do të përfshihen dhe i fundit që është bërë pjesë e konfliktit virtual është Krist Aliaj Dragot.

Kristi, ashtu si Dea, njihet për marrëdhënien e komplikuar me Luizin brenda shtëpisë së “BBVIP”, me dy djemtë që ja dolën të shkonin deri në finale, por nuk patën ndjenja “dashurie” mes njëri-tjetrin, ndërsa për marrëdhënien jashtë reality show-t nuk dimë shumë, pasi rrallë i kemi parë bashkë.

E mesa duket, në thirrjen që Luizi bëri për Dean në koncerin e tij, thirrje (dhe ofendime) që cuan në “dramën” dhe përgjigjen e Deas që tashmë e lexuam të gjithë, është përfshirë edhe Kristi.

Jo vetëm për të dalë në mbrojtje të Deas, sepse sic e pamë është mëse e aftë të reagojë vetë, por sepse mesa duket Luizi e ka përmendur edhe Kristin në koncerin tashmë të famshëm në Shkodër, në lidhje me marrëdhënien e tyre dhe faktin që nuk e konsideronte si konkurent në finale, gjë që e ka shtyrë finalistin e programin të bëjë një reagim në Instagram.

Bashkangjitur me një foto ku shfaqen bashkë, Kristi shkruan:

“Ah, thjesht nuk mund të rezistosh të përmendësh emrin tim. Duket se jam bërë ylli i mendimeve të tua në orët e vona. Rri i qetë, adhurimi yt sekret për mua do të mbetet gjithmonë sekret”.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME