Nuk e prisnim! Luiz Ejllin dhe Luana Vjollcën do t’i shohim shumë shpejt bashkë! Ja për çfarë bëhet fjalë: Del videoja…

Party ku Luiz Ejlli ishte i ftuar së fundmi, trazoi një rrjet të tërë.

Kjo pasi prej asaj skene, ai “shpërtheu” ndaj blogeres Dea Mishel, pasi kjo e fundit e kishte quajtur “provincial” gjatë qëndrimit në BBV.

Mirëpo përpos kësaj, Luizi mori vëmendje edhe për një situatë tjetër. Teksa do fillonte të këndonte, publiku po priste që skenës ti bashkohej edhe Luana Vjollca.

Duke dëgjuar brohorimat e publikut, këngëtari tha: “Nuk kam ardhur me Luanën, mos prisni se po vjen Luana”.

Pikërisht ky moment është shpërndarë në InstaStory nga vetë Luana, bashkangjitur me shkrimin:

“Herën tjetër, Luiz fenomeni”, duke treguar kështu se në koncertin e rradhës, dyshja do jenë bashkë.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME