Foshnja e porsalindur i buzëqesh babait të saj, fotoja e tyre pushton rrjetin

Një imazh befasues që kap momentin kur e porsalindura Antonella buzëqeshi për herë të parë me babanë e saj është bërë shpejt virale. Duke prekur zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Po çfarë qëndron pas kësaj fotoje mallëngjyese? Le të eksplorojmë pak më shumë mbi historinë e kësaj familje të bekuar me një fosjhnjë.

Antonella është vajza e Tarsila Rosa Cordeiro dhe Flávio Dyego Vilela. Nëna beson se Antonella e njohu zërin e babait të saj, i cili fliste dhe luante me fëmijën çdo ditë gjatë shtatzënisë. “Mjekët e vunë mbi mua teksa ajo ishte duke fjetur dhe sapo ai foli me të, Antonella hapi sytë dhe buzëqeshi!” tha nëna.

“Ai i thoshte gjithmonë se e donte shumë. I thoshte ‘mirëmëngjes’ kur shkonte në punë dhe përshëndeste sapo mbërrinte dhe e përkëdhelte. Dhe, siç duket çuditërisht, gjithmonë në të njëjtën orë çdo ditë, ajo fillonte lëvizte. Dhe sapo Antonella lindi, babai i saj përsëriti frazën që thoshte gjithmonë kur ajo ishte në bark; “Përshëndetje fëmijë, babi është këtu!’”, thotë Tarsila.

Flávio përmendi se ndihej i bekuar që mori buzëqeshjen e vajzës së saj, “Mendova se e dija se çfarë ishte ndjenja e dashurisë së vërtetë derisa pashë buzëqeshjen më të sinqertë në botë… Në atë moment, isha i sigurt se çfarë ishte dashuria.”

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...