Ka vëllanë me sindromën down, xhaxhallarët e ngacmojnë dhe nuk e lejojnë të shkojë në pronën e saj

Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar drejt Pogradecit për problemin e denoncueses Aurora Purba. Ajo ka shpjeguar që së fundi ka shkuar te prindërit, por kohët e fundit kjo i është bërë e pamundur pasi xhaxhallarët dhe kushërinjtë e saj nuk e lejojnë.

Ajo shpjegon se kjo ka ardhur pasi babai i saj, ka një djalë me sindromën down dhe ka shprehur vullnetin, që tokat dhe shtëpinë t’ia lërë asaj në mënyrë që të kujdeset për të vëllanë Për një vit, Aurora dhe i ati kanë patur urdhër-mbrojtjeje, por sërish ngacmimet nuk kanë munguar.

“Stop” ka shkuar drejt fshatit Gështenjas të Pogradecit, për t’u takuar me Ramazan Xhemollarin, i cili tregoi se çfarë po ndodh.

Denoncuesi, Ramazan Xhemollari: Na erdhi vajza me makinë, i del kunata çupës dhe i thotë se “këtu nuk ke vend”. E kapi për duarsh dhe e nxorri përjashta. Edhe pse ishim me urdhër-mbrojtje, nuk kemi qenë në qetësi sepse na ngacmonin. Vajzës do të ja lë shtëpinë, kush do të kujdeset për djalin tim?. Kjo nuk ju ka pëlqyer vëllezërve dhe motrave. Kërkoj të rri i qetë sepse vendin e kam sipas ligjit. Kaq dua unë nga ju sepse këtë nuk po ma zgjidh njeri.

Të njëjtën situatë e konfirmon dhe banorja e Gështenjasit në lagjen ku jetojnë të afërmit, Nadirja.

70-vjeçarja banore e Gështenjasit, Nadirja: Unë këtu kam qenë. Gomari nuk i hynte e ja dha këtij tashi, e mori ky shtëpinë dhe sjell dhe e lë makinën dhe e lë aty. E me se vdiq prej këtyre vdiq. Arturit nuk ia merrte makinën aty. 1 metër e gjysmë, gomari nuk i hynte me dru. E shkarkonte gomarin këtu. E ka hapir derën atje e fliste me atë e pastaj e hapi ky. U zure me të shoqen e këtij.

“Stop” ka bërë bashkë 2 specialistët e zonave kadastrale në Bashkinë Pogradec, Geron Oshafi dhe Kristian Menkshi dhe shkuan në terren për problemin e fisit Xhemollari. Ekspertët thanë se rruga është pronë shtet dhe duhet të shfrytëzohet nga të gjithë.

Ekspertët: Sipas dokumentacionit të hipotekës që edhe ju zotëroni, e gjithë kjo pjesë rruge duke filluar që në fillim deri diku atje dhe pjesa këtej, figuron tokë-shtet dhe rrugë. Ky zotërim ka marrë leje rrethim-prone. Nëse do ta kishte marrë jashtë sipërfaqes së vet, nuk do i miratohej leja.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME