Nga pjatalarës në kampion boksi, Kolaj: Italianët bezdiseshin nga shqiponja në shpatulla

I ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ka qenë kampioni i boksit në Itali Orial Kolaj i cili ka lindur në Lezhë dhe në moshën 11 vjeçare emigroi drejt Italisë.

Në vitin 2012 ai mori nënshtetësinë italiane dhe u ndesh për titullin kampion në Itali me kampionin në fuqi Danilo D’Agata. Kolaj e fitoi këtë ndeshje me pikë dhe shpallet kampion i Italisë. Por ai tregon se jeta e tij nuk ka qenë e lehtë, ka bërë shumë sakrificia për t’ja dalë mbanë. Madje ai ka bërë shumë punë, si pjatalarës, kamarrier, apo murator.

Bieta Sulo: Punë të tjera ke bërë?

Orial Kolaj: Po shumë. Të gjitha. Ne jemi rritur me sakrifica, kam punuar kamerier, lava-pjatës, ndihmës murator të gjitha. Kur ikëm atje kemi bërë të gjitha vuajtjet. Vuajtje është të çohesh në 6 të mëngjesit, shko puno… Prandaj i them njerëzve që ata që vuajnë nuk jemi ne sepse çohemi kur të duam, shkojmë vrapojmë, shkojmë në restorant hamë bukë, shkojmë bëjmë stërvitjen e dytë. Sa mund të jetë i vështirë boksi, kur vuajtjet e mëdha janë për ata njerëz që numërojnë lekët për të çuar bukën në shtëpi, kalamajve. Ata duhet të ndihmojmë.

Orieli shprehet se ai është shqiptari i parë që është bërë kampion boksi Italie dhe se shqiponja që mban në shpatulla, shpesh herë mund t’i ketë krijuar probleme, pasi sipas tij çdo federatë ka qejf të ngrejë njerëzit e vetë dhe simbolet e veta.

Bieta Sulo: Ajo shqiponja në shpatullat e tua të ka prishur disi punë apo jo?

Orial Kolaj: Po ajo ka peshë të madhe, si për Shqipërinë ashtu dhe për Italinë. Çdo federatë ka qejf të ngrejë njerëzit e vetë, simbolet e veta. Unë kam folur gjithmonë për Italinë se na ka rritur na ka bërë burra, por gjaku nuk harrohet.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME