“Familja më martoi për lekët. Burri më la për një tjetër, babai s’më hap derën” / ja pse…

Letra: Po ndahem nga burri e po dal në rrugë të madhe.

Babai im nuk më pranon më në derë.

Jetojmë në një fshat të Dibrës.

Varfëria është e madhe.

Kur më martuan nuk panë se çfarë njeriu ishte burri im, po u siguruan që kishte shtëpi e lekë se punonte në Greqi.

Ai atje vetëm luan bixhoz dhe kur vjen këtu, rri duke pirë gjithë ditën.

Atje ka njohur një grua që do të martohet me të.

Jam 23 vjeç dhe kur shkova tek burri sapo i kisha mbushur 18 vjeç.

Përgjigjet psikologia Ervisa Lula
-Situata që përshkruan është një situatë trishtuese e cila flet për një realitet që duhet të ndryshojë sa më parë.

Shumë prej atyre që jetojnë në një tjetër lloj realiteti jam e bindur që nuk do të arrijnë dot ta besojnë se kjo situatë ka ndodhur dhe vazhdon të ndodhë në kohën në të cilën jetojmë.

Tingëllon kaq e largët në fakt, por gjithsesi nuk e zhbëjmë dot.

Ke pranuar që familja të vendosë për fatin tënd dhe me apo pa dëshirë, me apo pa aprovimin tend, të kanë martuar në një moshë shumë të re.

Dua t’i kuptoj prindërit e tu, por nuk mundem dot.

Pavarësisht varfërisë, një zgjedhje e tillë nuk duhet të shihet kurrësesi si zgjidhje.

Realiteti ka treguar se jo vetëm në rastin tënd, por edhe në pafund raste të tjera ka sjellë të njëjtat pasoja.

Thua se familja nuk pa siç duhet njeriun me të cilin po të martonte, por e heq totalisht përgjegjësinë nga vetja.

Ti vetë a u interesove ndonjëherë për të?

A kërkove kohë për të dalë e për ta njohur?

A fole me familjen tënde dhe a e ngrite ndonjëherë zërin për të thënë dhe ti mendimin tënd?

Nëse nuk e ke bërë deri më sot, atëherë bëje tani.

Bashkëshorti yt ka mungesë të plotë përgjegjshmërie dhe me atë që ti përshkruan, tregon se mes jush gjithçka ka marrë fund.

Nuk di në fakt nëse keni ndjerë diçka për njëri-tjetrin gjatë këtyre viteve që keni qëndruar së bashku, por duhet të marrësh fatin tënd në dorë.

Përballu me prindërit e tu, nëse ti sot je në këtë situatë një pjesë e konsiderueshme e përgjegjësise është e tyre, ishin ata që lanë përgjysmë arsimimin tënd, ishin ata që nuk të lejuan të zgjidhje vetë për jetën tënde, por të gjetën burrin që po të hedh sot në rrugë.

Tregoji babait tënd se duhet të të hapë derën, fol me nënën dhe familjarët e tjerë, kërko mbështetjen e tyre, do të ishte shumë mirë që të gjeje një mundësi për të ikur ndoshta nga fshati, të kërkosh të marrësh një profesion, mendo se çfarë ke dëshirë të bësh, të gjithë kanë një prirje apo pasion që duhet ta zhvillojnë, mund të bëhesh rrobaqepëse, parukiere, kuzhiniere etj…

Ka pa fund alternativa, vetëm duke krijuar të tillë shkëputje do të fitosh pavarësinë tënde dhe do të jesh në gjendje të sigurosh jetën.

Mos prit më që të tjerët të zgjedhin për ty, mos lejo më kurrë që të të shesin tek një tjetër burrë, ti nuk je plaçkë, ti je njeriu që vendos vetë për jetën tënde.

Mos mendo kurrë në raste vështirësie fundin, ka gjithmonë një zgjidhje, por për të duhet të përpiqesh!/gazeta shqiptare. Titulli origjinal:“Kur u martova pash vetëm lekët dhe shtëpinë, tani po ndahem… Po dal në rrugë të madhe”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME