Aludimet për një lidhje të re, Egli reagon e revoltuar: Uroj që edhe babain t’jua bëjnë për burrë

Egli ka reaguar e revoltuar pasi në rrjet u publikua një video e saj në një nga pishinat e Tiranës në shoqërinë e një djali.

Në videon e siguruar nga Iconstyle, dyshja shiheshin vetëm për vetëm, teksa sipas burimeve ata kanë qëndruar shumë pranë njëri-tjetrit. Megjithatë përmes një postimi në Instagram Story Egli hedh poshtë alduimet për një lidhje teksa shprehet e revoltuar që shokun ia kanë bërë partner.

“Po si dreqin jeni kaq të pangopur. Kaq të pacipë dhe të këqinj. Sa e ndaluar qenka të kesh shokë? Sa e ndaluar qenka të kesh në rreth shoqëror një shok të ngushtë? Në atë video mund të ishte kunati im, mund të ishte shoku im i ngushtë që nga 9-vjeçarja, mund të ishte djali i tezes sime apo çdo mashkull tjetër që më do qejfi të mbaj në rrethin tim shoqëror dhe ndihem mirë që i kam pranë! Ju ku i keni faktet që vendosni tituj kaq të ulët? Sepse nuk e keni bërë vetëm me mua, por edhe me figura të tjera. Apo mjafton të mbushni faqet me lajme! Po se çfarë shkruani? Se ku janë faktet? Se kush i mban ofendimet? Për këtë s’ju intereson! Uroj që çdo mashkull që keni në jetë, që tek babai juaj, t’ja u bëjnë për burrë! Që ta kuptoni sa rëndon. Na lini të lirë të kemi shoqëri, o Shqipëri e qelbur dhe e prapambetur!”, shkruan Egli.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME