Genc dhe Nadia Tukiçi flasin për marrëdhënien babë e bijë: Vajza më flet …

Pianisti i njohur, Genc Tukiçi dhe vajza e tij, pianiste, Nadia, kanë folur për marrëdhënien e tyre shumë të ngushtë si babë e bijë.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ata kanë treguar gjithçka që i bashkon, që nga gjuha shqipe që Nadia e flet shumë mirë dhe deri te muzika, pasion të cilin e kanë trashëguar brez pas brezi si familje.

Sakaq, Nadia ka zbuluar se pavarësisht se është gjysmë shqiptare, gjysmë japoneze dhe jeton në Francë, ndjehet më shumë shqiptare.

“Për mua kanë shumë lidhje shkencat politike me muzikën, kulturën. Nuk më interesojnë shkencat politike, por më shumë informacionet kulturore, shkëmbimi kulturor dhe komunikimi për të ruajtur paqen.

Në Japoni do më duhet të zgjedh se cilën pasaportë të zgjedh, nga që babi është shqiptar, mami është japoneze, ndërsa jetoj në Francë”, u shpreh ajo.

“Më kujtohet një herë që babi ishte dikur larg në Shqipëri a Amerikë dhe isha duke menduar çfarë t’i bëj babit një dhuratë që do t’i kujtohet gjithë jetën. Po mendohesha shumë dhe një moment thash po i flas shqip një herë dhe pastaj e provova dhe nuk ndala më. Edhe që prej asaj dite flasim shqip.

“Në shtëpi kur fliten shumë gjuhë, Nadia është kampion se flet gjashtë gjuhë të huaja. Po kur katër fëmijët e mi mblidhen në shtëpi, unë kam imazhin e një personi që luan ping pong, pasi me 1 top luhhet, me 2 po, po kur të bëhen 4 topa, them prisni më ngadalë. Nuk arrij dot. Ky është një imazh pak komik dhe i lezetshëm.

Ne flasim gjithmonë në shqip me Nadian. Madje, edhe kur na vjen ndonjë mik nga Franca, flasim frengjisht që mos të duket sikur po e shajmë atë. Po të dyve na duket çudi, kur flasim në ndonjë gjuhë tjetër”, tha Genci.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME