‘Më mirë me një dhunues apo me një të huaj?’ Enca u përgjigjet komenteve negative për të dashurin (FOTO)

Këngëtarja Enca Haxhia javëve të fundit ka qenë shumë e përfolur në mediat rozë lidhur me jetën e saj private.

Kjo pasi ajo ka konfirmuar lidhjen e saj më të re me masazherin afrikan, Mickey Neblett. Sigurisht që përveç urimeve që kanë marrë si çift, për dyshen nuk kanë munguar edhe kritikat e shumta nga komentuesit. Enca së fundmi iu është përgjigjur kritikuesve të lidhjes së saj të re, me një postim të shkurtër të publikuar në InstaStory.

“Më mirë me një dhunues, sesa me një të huaj apo? Në djall mentaliteti”, ka shkruar këngëtarja, duke u shprehur kështu e revoltuar nga komentet negative që kanë marrë.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME