Nard Ndoka, politikan, kryetar i Partisë Demokristiane, vjen në një intervistë ndryshe, ku se fundmi ka folur për pasionet e tij, punën (politikën), familjen dhe marrëdhënien me librin dhe ‘memet’.
Për herë të parë, ai ka treguar disa të pathëna sa i përket jetës së tij private, duke na njohur një anë tjetër të tij jo vetëm atë të politikës.
Per “Syri.net”, Ndoka ka treguar se gjithë jetën e tij, ose më saktë në 32 vite karrierë ka preferuar që t’i përkushtohet politikës, duke u ‘shmangur’ nga bota e biznesit pasi politika duhet të ndahet nga biznesi, një politikan që vjen nga biznesi bën pis veten dhe politikën.
I pyetur se si janë ‘marrëdhëniet’ ë tij me librat, kryetari i Partisë Demokristiane pa hezitim u shpreh se i pëlqen shumë bota e librit, dhe kjo është periudha më e mirë për të lexuar.
“Në përgjithësi lexoj, libri më ka shoqëruar që i vogël. Në këtë sezon kam 4-5 libra të miqve, që m’i kanë dhuruar me dedikim dhe e kam obligim t’i lexoj. Kam përzgjedhur edhe 3-4 të tjerë që janë në radhë. Por kam një ves jo të mirë, nuk lexoj shumë kur jam me pushime, jam aktiv më shumë me familjen dhe me not”.
Ndër të tjera, ai na ka zbuluar ekskluzivisht një pasion të tij të hershëm, që ka të bëjë më sportin.
Ndoka tregoi se për vite te tëra ka luajtur futboll, madje edhe në ditët e sotme vazhdon ‘ta ruajë’ traditën duke organizuar me miq e të afërm shpesh ndeshje të ndryshme, basketbolli, futbolli apo tenisi.
“Po, nuk jam shkëputur kurrë nga sporti, me të gjitha llojet e sporteve. Kam luajtur futboll për disa vite, madje futbollist shumë i mirë, sulmues dhe shënues rekord. Luaj sërish kalçeto, volejboll, ping-pong, tenis, basketboll, not, nuk i them jo asnjë grupi shokësh që organizohet për sport”- tregoi ai.