“Non grada”, Kokalari sulmon Berishën: E vetmja konferencë që duhet të bësh është kur të japësh dorëheqjen

Ish mbështetësja e Berishës ka reaguar në lidhje me konferencën e sotme të tij, në ‘përvjetorin’ e shpalljes ‘Non Grata’ nga Britania e Madhe. Kokalari i ka kushtuar një shkrim të gjatë në facebook Berishës, ku i ka kërkuar të hesht ndërsa shton se ka lodhur shqiptarët e demokratët me pretendimet e tij shterpë. Kokalari thekson se kjo mbrojtje e Berishës duke u munduar të nxjerrë veten pa lagur duke akuzuar ambasadorët si të korruptuar, e ka kthyer ‘non grata’ për të gjithë.

“Degjova konferencen e Sali Berishes sot, ku shpjegon se te gjithe ambasadoret ne Shqiperi jane te korruptuar dhe ai eshte i pafajshem.

Berisha, boll ju lutem! Boll! Jemi lodhur te gjithe ne rrugetimin tuaj per te mbrojtur veten dhe familjen, sepse ne rradhe te pare ti nuk mbrojte PD e rithemelimit, nuk mbrojte voten e lire, nuk mbrojte primaret, nuk mbrojte ndryshimin qe premtove.

Jemi super te lodhur. Une e para qe te dola ne krahe ne ditet e tua me te zeza. Nese do vazhdosh ne kete rruge, ku PD e rithemelimit do ta mbash te mbyllur, te mbytur, te ndrydhur, ‘non-grata’ e Amerikes dhe e Anglise do jene minimumi i problemeve te tua.

Fatkeqesisht po kthehesh ne ‘non-grata’ per shpirtin tone te lire. Te dalesh ne konference shtypi dhe ti shesesh popullit pafajesine tende eshte paksa e turpshme kur ky popull ka humbur shpresen tek ‘ndryshimi’ qe premtove pikerisht ti. Kokalari shkruan se Berisha do duhet t’u kërkojë falje shqiptarëve për të gjitha dështimet e tij politike dhe se ka lënë në baltë demokratët të cilët e besuan e votuan prej shumë vitesh.

Ish mbështetësja e Berishës ka reaguar në lidhje me konferencën e sotme të tij, në ‘përvjetorin’ e shpalljes ‘Non Grata’ nga Britania e Madhe. Kokalari i ka kushtuar një shkrim të gjatë në facebook Berishës, ku i ka kërkuar të hesht ndërsa shton se ka lodhur shqiptarët e demokratët me pretendimet e tij shterpë

Do deshiroja qe kjo konference ti kushtohej vetem demokrateve ku ti te kerkoje falje per koalicionin me Meten, te kerkoje falje per listen e keshillit bashkiak qe ja shite ketij te fundit. Te kerkoje falje per talljen masive ndaj te gjithe ne qe te dolem ne krahe. T’i kerkoje falje forumit rinor per ate fiasco ne garen per kryetar ku ti vet kurorezove nje te pa-afte qe po ti numeroheshin votat reale, do te dilte i treti ne gare.

Te kerkoje falje per primaret e Bashkise se Tirane qe ti vet e ktheve ne nje teater absurd me figura te degjeneruara duke i hequr te drejten e gares individeve shume me te afte se vegla e korrupsionit qe ti dhe Meta perdoret ne pazaret tuaja me Veliajn. Te shesesh nje gare per perfitime personale, eshte korrupsion e kaluar korrupsionit, dhe ti po e ben ne kurriz te popullit. Prandaj te besh konference shtypi per te justifikuar pafajesine tende, kalon ne hipokrizi.

Me shume deshire do ta vazhdonim mbeshtetjen ndaj jush nese do ishe treguar kaq i kujdesshem ndaj demokrateve qe te mbeshteten, duke i dhene te gjitheve mundesine te perparonin ne ate parti me meritokraci.

Mos dil me ne konferenca z. Berisha se jemi lodhur te gjithe. Te pakten jo per te justifikuar pafajesine tende, sepse ka plote zera qe flasin per vjedhje pronash qe u bene pikerisht nga ligjet e aprovuara nga ju. Mos fol me per pafajesine tende kur fajin me te madh e ke ndaj demokrateve te rithemelimit dhe te gjithe shqiptareve qe morret ne qafe ne 14 Maj dhe do ti merrni ne qafe ne 2025. Pafajesine tende luftoje direkt me Britanine e Madhe dhe Amerike, por jo ne kurrizin tone se jemi super te lodhur.”- shkroi Kokalari.
Ndër të tjera, Kokalari shkruan se e vetmja konferencë që do duhet të bëjë Berisha është kur të japë dorëheqjen.

“E vetmja konference shtypi qe dua te degjoj prej jush, do ishte ose dhenja e doreheqjes tuaj nga politika, ose nje mea-culpa ku realisht hap partine dhe fut meritokracine me mbikeqyrje nga Diaspora.

Miqesisht, Evi.”– shkruan Kokalari.

Ditën e sotme Sali Berisha, publikoi një material 25 faqe mbi ku parashtronte versionin e tij për raportin e Britanisë së Madhe për shpalljen non grata.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME