Në selinë e Rithemelimit, 2 muaj pas zgjedhjeve, vijojnë të diskutohen arsyet e disfatës së 14 majit.
Ende asnjë përgjegjësi nga vetja, por mbështetësit e Sali Berishës thonë se zgjedhjet u vodhën.
Jozefina Topalli, e deleguara e Berishës për qarkun e Lezhës thotë se fenomeni “Rraja”, me bandat e mbështetura nga politika, ndikoi në rezultatin e zgjedhjeve atje.
Në krah të kandidatëve humbës të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Lezhë e Kurbin, Topalli tha se këto ishin zgjedhje të pabarabarta, pasi opozitës nuk iu lejua të mbajë logon e vulën, duke iu referuar luftës në PD.
Në qarkun e Lezhës, koalicioni i Berishës dhe Metës humbi thellë në dy bashkitë Lezhë e Kurbin, ndërsa fitoi me rezultat të ngushtë në Bashkinë e Mirditës.