“Kung fu” në mes të plazhit, çfarë ndodh kur skafi afrohet në breg (Video)

Mosrespektimi i rregullave nga një skaf në një plazh të Sardenjas në Itali ka shkaktuar një sherr mes disa personave. Siç raportojnë mediat vendase, ngjarja ka ndodhur pasi në plazhin Cala Lunga, skafi është afruar në breg të detit përtej kufizimeve duke rrezikuar jetën e pushuesve.

Skafi do të merrte disa pushues të huaj. Në videon e publikuar në rrjetet sociale, duket një grua që u drejtohet turistëve të huaj e inatosur pasi nuk kishin respektuar distancën nga bregu i detit. Në moment e sipër ajo është shtyrë nga një prej turistëve të huaj.

Kjo ka bërë që të ndërhyjë bashkëshorti i gruas, i cili ka goditur me shkelma dhe grushte turistin e huaj. Është dashur më pas ndërhyrja e personave të tjerë që të ndalej dhuna mes tyre.

Pas kësaj, turistët e huaj janë larguar, por pushuesit e tjerë të pranishëm kanë reaguar ashpër kundër sjelljes së tyre.

 

SHIKO VIDEON

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...