PS i jep Tom Doshit Këshillin Bashkiak të Qarkut Shkodër

Bashkimi i votave në Këshillin e Qarkut Shkodër mes PS dhe PSD, ka sjellë në krye të këtij organi të qeverisjes vendore Marina Duhani, përfaqësuese e PSD- së.

Në mbledhjen e sotme të konstituimit, Duhani ka marrë 19 nga 22 votat e anëtarëve të Këshillit të Qarkut, përfaqësues të 5 bashkive: Shkodër, Malësi e Madhe, Pukë, Vau- Dejës, Fushë Arrëz. PSD e Tom Doshit ka kërkuar dhe ka marrë këtë pozicion, i cili më tepër është honorifik nisur nga kompetencat e reduktuara që ka Këshilli i Qarkut Shkodër. Në nivel qarku, PSD mori 37 këshilltarë në 5 bashki, një më shumë se PS- ja.

E diplomuar në Spanjë për tregti ndërkombëtare, me eksperiencë pune me disa shoqata, Marina Duhani zëvendëson Hulmi laktin e PS- së, i cili e drejtori 4 vitet e fundit këtë organ të qeverisjes vendore.

Zgjedhjen e Duhanit e kishte paralajmëruar që para më shumë se një muaji. Arritja e kompromisit politik u bë shkak për shtyrjen e mbledhjes së konstituimit edhe të Këshillit Bashkiak të Shkodrës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...